Agim Bahtiri: U pengova nga nipi i Kadri Veselit, askush prej veselëve nuk mund të më ndal VIDEO

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ishte në hapjen e shkollës “Ismail Qemaili” në lagjen Bair e cila sapo është ndërtuar dhe ka kushte bashkëkohore të punës.

“Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.

E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.

Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë.

Unë do ta vazhdoj rrugën time, pavarësisht sfidave që më dalin. Uraganin e fitores së 6 tetorit dhe bërjen e Albin Kurtit kryeministër nuk mund ta ndalë askush, sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ai mund ta ndalë krimin dhe korrupsonin”, ka thënë Agim Bahtiri.

loading…