Agim Bahtiri takon ministrin Shala: Numri i bizneseve shqiptare në veri duhet të rritet

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është takuar me Ministrin e Tregtisë, Endrit Shala në Mitrovicë.

Bahtiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim janë pajtuar me Shalën që bizneset nga jugu i Mitrovicës t’i hapin pikat shitëse në veri ku qytetarët do të mund të furnizohen me artikujt e nevojshëm.

Tutje Bahtiri ka thënë se si kryetar i komunës më strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, do të mbetet 24 orë në ditë i angazhuar që t’iu shërbej gjithë qytetarëve pa dallim.

Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit:

loading…