Agim Bahtiri përuron shkollën e re në Gushavc, kushtoi 1.3 milionë euro

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka përuruar shkollën e re të fshatit Gushavc, e cila ka kushtuar rreth 1.3 milionë euro.

Postimi i Agim Bahtirit:

Fillimi i mësimit për fëmijët e Gushavcit do të jetë më i miri në Kosovë. E gjitha kjo pasi sot përuruam shkollën e re të fshatit “Harun Beka”, si investim prej 1.3 milionë euro.

Nxënësit nesër do të fillojnë mësimin në gjithçka të re. Gushavci nuk është as afër si ai i fëmijërisë time atje. Kjo është ndjenjë e mirë.

Katër vitet e ardhshme do të jenë vite që do të mbahen mend përjetë në Mitrovicë, jo vetëm në arsim.