Agim Bahtiri, kryetar aktual i Mitrovicës dhe kandidat i VV-së edhe për mandatin e tretë në këtë komunë, ka thënë sonte se është i bindur se më 17 tetor fiton pa balotazh dhe e mposht kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën.

“Unë fitoj pa balotazh dhe kjo ështe e sigurt 1 milion përqind”, ka thënë Bahtiri, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës nuk dëshirojnë kthimin e PDK-së dhe SHIK-ut atje në pushtet.

“A e dini çka është muri kinez, e PDK-ja në Mitrovicë e ka muri kinez për t’u kthyer atje në pushtet. Nuk kthehet më PDK-ja, pikë”, ka thënë Bahtiri në Dukagjin. /Ballkani.info/