Ish kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizje Vetëvendosje dhe aktori i njohur Fehmi Ferati më herët sot ka reaguar ashpër kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, pasi ky i fundit propozoi të falet bajrami në sheshin e qytetit.
Ferati ka akuzuar Bahtirin se po mendon vetëm për votuesit e vet, duke përdorur fenë për poena politik.
Madje, për të treguar se Bahtiri nuk ka lidhje shumë me fe, ka përmendur që ka 15 femna në kabinet e është vizitor i diskotekave, shkruan Ballkan.info.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bahtirit, i cili ka thënë se do ta padis për shpifje Feratin, bashkëpartiakun e tij.
“Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme, e të cilat kanë kulmuar më një shpifje të ulët të bërë sot, ndaj ish kandidatit të dështuar për kryetar të Mitrovicës do të bëjë padi të hënën. Nëse dikujt i ka penguar kërkesa ime që të mundësohet falja e namazit të Kurban Bajramit në shesh, nuk është problem i imi!
Sa për informim dhe korrektësi, në kabinetin tim punojnë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra”, ka shkruar Bahtiri. /Ballkani.info/






