Agim Bahtiri nuk pret deri nesër, tashmë foton me Kurtin e vendos edhe në Facebook

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri të premten do të zyrtarizojë kalimin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aderimin në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka konfirmuar vetë Bahtiri.

“Po, është e vërtetë. Të premten do të kaloj në Vetëvendosje”, ka thënë shkurt ai, shkruan Ballkani.info.

Për ta bërë më bindës kalimin në VV, Bahtiri e ka ndërruar edhe fotografinë e profilit në llogarinë e tij në Facebook. Tashmë aty e ka vendosur një foto bashkë me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Bahtiri u zgjodh kryetar i Mitrovicës si kandidat i Aleancës Kosova e Re, ndërsa në dy mandatet e tij në krye të kësaj komune ka bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje. /Ballkani.info/

loading…