Korrigjimi i kufirit

Agim Bahtiri: Nëse Amerika më thotë rrëzoje shtëpinë, unë e rrëzoj

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë sonte se kosovarët e kanë edhe babë edhe nanë Amerikën.

Sipas tij, nëse është vendim i amerikanëve që t’ia rrëzojnë shtëpinë, ai vetë do ta rrëzojë.

“Ku janë amerikanë, aty unë jam 100 për qind”, ka thënë Bahtiri, transmeton Ballkani.info.

“Nëse amerikanët me thonë se duhet ta dhurojë tërë pasurinë, syri nuk me dridhet”, tha ai tutje.

“Ju po mendoni se amerikanë e lënë Kosovën si po dëshironi ju, si po thonë tjerët. Është marrë mos mi dëgju amerikanët. Luftërat kanë përfunduar. S’ka më luftë”, ka thënë ai në t7.

Tutje ai ka shtuar se asnjë skenar i Serbisë nuk do të ndodh.

“Më së shumti në zemër e ka prekë (Serbinë) taksa 100 për qind. E ka kuptuar Serbia që ne jemi kthjellur dhe jemi bërë bashkë dhe sa herë bëhemi bashkë ne, i çojmë gjërat përpara”, tha ai.

“Edhe për Ushtri Serbia thoshte se kam me i nis ushtrinë, por ne e kemi babën edhe nanën këtu, e kemi Amerikën. Serbia ka vdekur për Kosovën, pikë”, tha Bahtiri. /Ballkani.info/