Reshjet e borës kanë bërë që të ketë probleme në qarkullim.

Zonat më të larta kanë vështirësi edhe më shumë, siç është rasti i Shalës së Bajgorës.

Komuna e Pastrimit të Mitrovicës “Uniteti” edhe në këto orë po vazhdon pastrimin e rrugëve nga bora në këtë zonë.

Aty është edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Puna në Shalë të Bajgorës për pastrimin e rrugëve nga bora po vazhdon edhe në këto orë të vona”, shkruan drejtori i Kompanisë “Uniteti”, Gazmend Morina.