Agim Bahtiri në ‘element’: PAN-i ma ofroi postin e zv.kryeministrit, që të mos garoja për kryetar

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se kishte marrë ofertë që të mos garonte për postin e të parit të komunës.

Bahtiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i njohur si PAN, ia kishte ofruar postin e zëvendëskryeministrit, që të mos i hynte garës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

“Në PAN më është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit, vetëm që të mos garoja për kryetar të Mitrovicës”, ka deklaruar ai.

“Nuk kam pranuar. Absolutisht. As sot nuk do të pranoja, sikur të ma ofronte dikush”, është shprehur Bahtiri.

“E dua Mitrovicën dhe qytetarët e saj’’, ka thënë kryetari i Mitrovicës.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë i bindur se VV’ja do të dilte e para në Mitrovicë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

loading…