Kryetari Bahtiri

Agim Bahtiri: Kërcënime të tilla pati edhe Oliver Ivanoviq, nuk i frikësohem vdekjes

Pas kërcënimit me vdekje që i erdhi sot, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe Oliver Ivanoviq prej njerëzve të njëjtë, njofton Klan Kosova.

‘Unë s’mund ta jap asnjë sqarim derisa nuk jep policia por kërcënime të tilla ka pasur edhe Ivanoviq prej njerëzve të njëjtë. Grupe të tilla të cilat kërcënojnë në mënyrë të hapur, është problematike’.

‘Nuk frikësohem nga vdekja, kam dëshirë të jetoj sepse kam punuar shumë por vdekjes nuk i frikësohem asnjëherë, madje nuk më lënë përshtypje fare. Kush të dojë, këtu jam, por procesi i cili u nis nuk do të ndalet edhe të vdes, sepse është nisur një proces në mënyrë demokratike dhe i tillë do të përfundojë’.

Bahtiri më pas i falënderoi të gjithë ata që u interesuan për fatin e tij pas kërcënimit.

‘I falënderoj të gjithë ata që më ftuan edhe ambasadat edhe siguria jashtë dhe e Kosovës, të cilët janë interesuar të dinë për fatin tim. Mendoj se paqja do të mbretëroj për arsye se Mitrovica e  Jugut e ka një kryetar të paqes. Unë e kuptoj që grupet që janë përcaktuar mund të fillojnë diçka por nuk do të kenë sukses sepse unë ju bëj thirrje organeve të rendit, nga policia, Eulexi dhe Kfori që t’i marrin masat e duhura të sigurisë që të mos ndodhin incidente’ shtoi kryetari Bahtiri.