Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët që mbahet nesër në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.

Kjo tryezë mbahet pas më se një muaji pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës (30.11.2018) miratoi konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Sipas kësaj komune, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jolegjitime.

Ballkani.info ka provuar të kontaktojë me të parin e Mitrovicës së jugut, por kontakti ka qenë i pamundur. /Ballkani.info/