Kryetari Bahtiri

Agim Bahtiri flet pas kërcënimit: Nuk ka njeri që më ndalë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se nuk është frikësuar aspak nga kërcënimi që ai ka marrë gjatë ditës së sotme.

Ai në Klan Kosova, tha që mendon se kërcënimin e kanë bërë serbët.

“Nuk ka njeri që më ndalë, asnjë kërcënim nuk do të mund të më ndalë. Unë do t’i shërbejë qytetarëve të Mitrovicës pavarësisht kërcënimeve. Kush do që e kërcënon një kryetar ai është kriminel, mendoj që ky kërcënim vjen nga serbët sepse deri diku kanë shkuar hetimet, më kanë quajtur terrorist”, tha Bahtiri.