Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me e zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat.
“Jo më rreziqe të kalimit të rrugës e jo më kolona të gjata veturash për shkak kalimit të këmbësorëve tek “Liridoni” në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Me zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:







