Agim Aliu i takoi lojëtaret e Klubit të Futbollit të Femrave “Vizioni”, i përgëzon ato për sukseset e tyre

Kryetari i komunës së Ferizajt dhe kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu sot i takoi lojëtaret e Klubit të Futbollit të Femrave “Vizioni”, po ashtu ai i ka përgëzuar ato për sukseset e tyre.

“Sot, prita lojëtaret e Klubit të Futbollit të Femrave “Vizioni”, Teuta Mehmeti, Benita Dërguti, Anisa Meha, Ariola Grainca, Loela Ahmeti, Erjona Mehmeti, bashkë me trajnerin e tyre suksesplotë Qerim Shaqiri, të cilët i përgëzova për sukseset e tyre si fitues të turneut mbajtur për 28 Nëntor, të qenurit dy herë gjysmëfinalistë të turneve në Dana-Cup në Danimarkë, gjysmëfinalistë në Gothia Cup të Suedisë e kampionë me gjeneratën U-16, futbolliste pjesë të Kombëtares së Kosovës në kategoritë U-19, U-17, suksese këto që na bëjnë krenarë padyshim dhe do ta kenë sërish mbështetjen tonë të fuqishme”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë: