Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka thënë sot se portieri i talentuar i Ajaxit, Diant Ramaj do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Ademi në emisionin A Play ka konfirmuar se gardiani i ekipit më të mirë holandez do t’i mbroj ngjyrat e atdheut të tij.

Kjo deklaratë e Ademit vije pas lajmit se mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. /Ballkani.info/