Foto

Agim Ademi ia anulon Capital T koncertin në stadiumin “Fadil Vokrri” tashmë të dëmtuar

Capital T ka njoftuar se e ka ndryshuar lokacionin për koncertin e tij “Time Capsule 2”.

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vet ai ka njoftuar se ishte babai i tij, Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës që nuk ia ka lejuar ta mbajë koncertin në stadium.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është në gjendje të mjerueshme aktualisht, teksa sot është duke u mbajtur edhe nata e boksit me disa meçe.

Koncerti i Capital T do të mbahet më 11 gusht në parkingun pranë stadiumit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.