Republika e Afrikës Qendrore premtoi se do t’i hetojë pretendimet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që akuzojnë trupat ruse për abuzime.

Zëdhënësi i Qeverisë, Ange Maxime Kazagui, në një deklaratë tha se presidenti, Faustin Archange Touadera, kishte marrë një raport nga misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara. Në të, misioni detajoi abuzimet e kryera midis dhjetorit 2020 dhe prillit 2021 “që akuzojnë seriozisht forcat kombëtare dhe bilaterale”, tha ai, duke iu referuar trupave ruse dhe mbështetësve të tyre ushtarakë rusë.

Akuzat përfshijnë “ekzekutime arbitrare / jashtëgjyqësore, tortura, dhunë seksuale, trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues (dhe) arrestim arbitrar”, shkruan Ballkani.info.

Ekspertët e KB në mars kishin dhënë alarmin në lidhje me akuzat për “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut” nga forcat ruse të dërguara për të mbështetur forcat e armatosura të bllokuara të CAR. “Megjithatë, duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave kundër forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë dhe forcave aleate … qeveria ka udhëzuar ministrin e drejtësisë të hapë një hetim gjyqësor, në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

Prokurori publik Eric Didier Tambo tha se ministria e drejtësisë kishte lëshuar udhëzime për të ngritur një “komision të posaçëm hetimi” i cili do të sillte tre shërbime prokuroriale të vendit.

Rusia që nga viti 2018 e ka mbështetur hapur regjimin e Touadera, i cili kontrollon vetëm rreth një të tretën e një vendi thellësisht të varfër të përfshirë nga grindjet partiake dhe komunale. Pjesa më e madhe e territorit është e ndarë midis bandave të shumta të armatosura.

Nën një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes, paraushtarakët rusë nga Wagner Group, një kompani private ushtarake e afërt me mikun e presidentit rus, Valdimit Putin, që statusi i tyre zyrtar është të stërvitin ushtrinë e vendit. Ata u bashkuan dhjetorin e kaluar nga qindra paramilitarë të tjerë rusë, së bashku me trupat Ruandës, të cilët luajtën një rol kryesor në prishjen e një përparimi rebelësh në kryeqytetin Bangui përpara zgjedhjeve presidenciale. /Ballkani.info/