Aferat jashtëmartesore të Donald Trump, flet për herë të parë Melani Trump

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj.

Ajo ka thëne se pretendimet për aferat jashtëmartesore të bashkëshortit Donald Trump, nuk janë në fokusin e saj, ngase “ka gjëra më të mira për të bërë”.

Në një interviste ne ABC News, ajo ka thënë se spekulimet mediale në lidhje me martesën e saj nuk ishin të këndshme.

“Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Jam nënë dhe Zonjë e Parë dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për t’i menduar e për t’i bërë. Unë e di çka është e drejtë, çka është e vërtet dhe çka jo”.

E pyetur nëse e do Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.

Më parë ylli pornografik Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kishin fjetur me Donald Trump.