Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë planifikuar dy udhëtime brenda kësaj jave.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

NJOFTIM !

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se fluturimet si në vijim janë planifikuar gjatë kësaj jave:

15 Maj/një fluturim
GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 11:50) CHAIR

16 Maj/ një fluturim
EW5713 Prishtinë – Stuttgart (ora 15:45)
EUROWINGS

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.