Tre aeroplanë të vegjël civilë kanë fluturuar sonte nga pjesa ushtarake e Aeroportit të Prishtinës, kurse burimet thonë se aty ishin ish pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas rts-it, bëhet e ditur se ata në ditët në vazhdim do të japin deklaratë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se në grupin e parë do të dëgjohen komandantët nga zona operative e Llaput dhe Drenicës, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, transmeton Ballkani.info.
“Pak pas nises së aeroplanëve nuk është bërë e ditur se kush saktësisht gjenden aty, por burime në Prishtinë kanë thënë se në Hagë kanë udhëtuar ish pjesëtarët e UÇK-së, të cilit do të merren në pyetje nga hetuesit në Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së”, raporton televizioni shtetëror serb.
Tutje ky televizion thekson se në aeroplanë nuk gjendet ish komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili është i shtrirë në spital dhe Rezmi Shala, i cili nuk dihet se ku gjendet.
“Kemi informacione që grupi i parë, i cili më 14 janar do të jep deklaratë para Gjykatës Speciale, do të jetë komandanti Rrustem Mustafa i njohur si Remi dhe Sami Lushtaku. Ata kanë thënë se do t’i përgjigjen ftesës”, ka thënë Gashi. /Ballkani.info/







