Adrola Dushi zgjedh të vishet me fustan të zi, tërheq vëmendje me elegancë

Ajo është ndër modelet që përshkruhet në faqet rozë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fjala është për bukuroshen brune, Adrola Dushi, e cila është shumë aktive me postimet nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të shfaqet me plot elegancë.

Adrola u pa e veshur me një fustan të zi, ndërsa në rend të parë kishte vënë tiparet e formësuara trupore.

Flokët e drejta i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh vendosi nuanca më të errëta.

Vlen të përmendet se postimi i modeles mori shumë komente, derisa e pëlqenin tej mase për paraqitjen e radhës.