Adrola Dushi zgjedh fjalët më të ëmbla për djalin në ditën e parë të shkollës

Bukuroshja shqiptare, modelja Adrola Dushi, sot ka postuar në rrjetin social Instagram një foto me djalin e saj Troin.

Ajo ka uruar djalin e saj të vetëm për ditën e parë të shkollës, ku i dedikon fjalët më të ëmbla, shkruan lajmi.net.

Modelja shprehet se është e bekuar dhe e ka pritur me shumë dëshirë këtë moment.

Modelja para disa ditëve ka postuar një set fotografish të realizuara në Theth të Shkodrës nga fotografi i njohur, Renuar Locaj.

Ajo në fotografi shfaqet tejet mbresëlënëse, dhe e ‘egër’  dhe me mbishkrimin ku thot se duket ‘Pak e sertë, si Mirditoret’.

Modelja momentalisht është duke qëndruar në  Shqipëri.

Ajo gjithashtu motivon Troin me fjalët e saj: “ Djalit tim, Gjithmonë kujtoje se je më trim se që beson, më i fortë se që dukesh, më i mençur se që mendon, dhe shumë më I dashur se ti e di.