Adrola Dushi me pushime në jug të Shqipërisë, mahnit me paraqitjen nga deti

Modelja e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi, po shijon pushimet kësaj radhe në jug të Shqipërisë.

Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme në bregdetin shqiptar, ndërkohë që ka publikuar një video të mahnitshme duke vënë në fokus linjat trupore.

Zeshkania shfaqet e mrekullueshme në një rrjetë të tejdukshme të zezë të përzier me të kuqe.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vallëzoni me valët, lëvizni me detin, lëreni ritmin e ujit të çlirojë shpirtin tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Komplimentet nuk munguan nga miqtë e ndjekësit, duke qenë se vetëm në Instagram numërojnë mbi 400 mijë njerëz.

Bukuroshja pak javë më parë ka qenë në pushime bashkë me djalin e saj në Turqi.

Ajo këtë kohë vere është duke qëndruar në Shqipëri, pasi prej vitesh është zhvendosur në Amerikë.