Adriatik Kelmendi: Me ligjt të ndalohen grevat në shëndetësi dhe arsim

Adriatik Kelmendi, publicisti dhe gazetari i njohur kosovar, thotë se me ligj do të duhej t’u ndalohej greva dy sektorëve, shëndetësisë dhe arsimit, sepse e pësojnë dy kategoritë më të brishta – fëmijët dhe të sëmurët.

“Të zgjedhin metoda të tjera për të kërkuar kushte, jo me grevë, se i marrin që qafë ata të cilëve do të duhej t’u ndihmonin”, thotë ai.

Sipas tij, respekt për shumë mjekë dhe mësimdhënës të mrekullueshëm, por si sektorë nuk janë në nivel.

“Dhe, po, as politikanët nuk i meritojnë rrogat që i marrin. Katastrofë që kryeministri i ka 35 këshilltarë, që ia ka rritë rrogën vetes, që e kemi qeverinë me numër rekord të ministrave e zëvendësministrave.
Fajet kryesore i kanë politikanët edhe për gjendjen në arsim dhe shëndetësi! Shteti është për t’u dashur dhe zhvilluar, jo vetëm për t’u zhvatur”, thotë ai në fund.

Mësimdhënësit kanë paralajmëruar për nesër grevë, në ditën kur do të duhej të niste procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë. /Ballkani.info/