Adriatik Kelmendi i jep shtytje emërimit të Veton Surroit për ministër të Punëve të Jashtme

Pasi që u përmend se do të mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme, gazetari dhe publicisti i njohur, Adriatik Kelmendi i ka dhënë mbështetje shefit dhe mikut të tij, Veton Surroi.

“Jo, pse jam në mediat e Grupit KOHA që prej vitit 1998. Jo, se e kam pasë shef dhe e kam mik. Dhe, pa pasë dert se mund të paragjykohem prej kësaj afërsie, për një gjë jam i bindur: Në situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe shqiptarët aktualisht, më të denjë dhe më të thirrur për postin e ministrit të Jashtëm se Veton Surroi nuk ka. Pavarësisht, a bëhet a nuk bëhet!”, ka shkruar Kelmendi.

Surroi gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe më herët, i ka dhënë mbështetje ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit.

Tash mbetet të shihet nëse Kurti dhe VV-ja do t’ia shpërbeljne Surroit këtë mbështetje. /Ballkani.info/

loading…