Gazetari Adriatik Kelmendi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar për reagimet e shumta ndaj Kurtit i cili gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar fuqishëm vendosjen e fusnotës përkrah emrit të Kosovës ndërsa sot në takim me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti e përfaqësoi shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës.

“Ta kritikosh Albin Kurtin pse po e përfaqëson Kosovën me fusnotë, është sikur ta kritikosh sot Përparim Ramën për rrugën “Muharrem Fejza”, ka thënë Kelmendi.

Postimi i plotë: