Adriatik Kelmendi i del krah Haradinajt: Mirë bëre që ndave mjete për katedralen Notre Dame

Ka pasur shumë reagime sot pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e katedrales së djegur, Notre Dame.

Pro këtij vendimi ka dalë publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Po shoh shumë politikanë po e kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ndarë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris.

Megjithatë, vlerësoj se ky është një vendim i drejtë dhe strategjik, duke pasur parasysh edhe ironizimin e turpshëm që erdhi nga Serbia me rastin e djegies së saj, shkaku i valimit të flamurit të Kosovës.

Por është hipokrizi nga ata politikanë që e kritikojnë me zell këtë ndihmë simbolike, por s’iu dëgjohet zëri kur qeveria dëshiron t’i investojë rreth 1 miliard në autostrada të panevojshme! Marre!