Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Adriatik Berisha, i cili është hematolog në QKUK, ka folur për përfshirjen e tij në politikë.
Berisha ka mohuar se është ftuar nga PDK-ja vetëm pas trajtimit të babait të Hashim Thaçit, e që ishte bërë fytyrë e njohur në publik pas publikimit të pamjeve të tij me Thaçit jashtë objekteve të QKUK-së. Siç ka thënë, ka qenë ai që e kishte sjellë Thaçin në Kosovë atë kohë.
https://if-cdn.com/fEgbSRgs?card=small&playerjs=1&consent=0&theme=light&import=0&v=1&app=1
“Z. Thaçi e kam sjellë. Pse e kam sjellë? Sepse e kisha sjellë çdo shqiptar që ka qenë në pozitë të tij. E kam sjellë me raporte mjekësore të mia. Katër raporte kanë qenë, katër refuzime. Kyçja në politikë, unë mendoj përmes PDK-së të kontribuoj për vend. Kam ekspertizë të brendshme dhe të dëshmuar jashtë”, ka potencuar Berisha.







