Adriana Matoshi deputete? Nisin urimet për të në rrjete sociale

Aktorja Adriana Matoshi duket se i ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ka qenë vetë Adriana ajo që shpërndarë urimet e miqve të saj në llogarinë e saj në Instagram, të cilët e urojnë për këtë pozitë.

Matoshi ka shpërndarë edhe një urim të aktorit Naser Rafuna, i cili ka publikuar një foto të saj dhe ndër të tjera ka shkruar ‘ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës”.

“Urime shoqja e klasës, mbesa jem, syni, haverica jem, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veq tu qesh m’ka shku cdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt dhe BEST. Urime motër”, ka shkruar Rafuna.

Ndryshe, Matoshi dje ka thënë se ende nuk e di nëse ka arritur të sigurojë votat e duhura për t’u bërë deputete.

“Nuk di kurgjo absolutisht. Këto ditë kam qenë tepër e angazhume në profesion, në dy seriale. Këto ditë kam pas shumë punë, kam pas xhirime në këto ditë të ftohta dhe nuk kam pas kohë me u marrë me tjera çështje”, ka thënë Matoshi.