Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në mbështetje të Dejona Mihalit, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe duke e cilësuar atë si “punëtore dhe atdhetare”.

Në postimin e saj, Matoshi ka deklaruar se “askush nuk e ka dëgjuar ndonjëherë” Dejonën të akuzohet për vjedhje, marrje tenderësh apo keqpërdorime, duke shtuar se sulmet ndaj saj, sipas saj, vijnë nga persona që “vetë janë marrë me të tilla praktika”.

Ajo ka thënë se Dejona “punon kundër hajnave që e kanë dëmtuar shtetin për 20 vjet”, ndërsa kritikoi kundërshtarët politikë për “shpifje dhe sulme të ulëta”.

Në reagimin e saj, Matoshi ka theksuar gjithashtu se “kuleten e mban vetëm Albini”, duke nënkuptuar, sipas saj, se nuk ka më hapësirë për keqpërdorime financiare.

Tashmë është publike që Mihali ia shkruan postimet Matoshit, kështu të paktën është parë në Kuvend. /Ballkani.info/