Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi: Nëse krejt opozita pajtohet për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se nëse ka pajtueshmëri mes grupeve parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit, edhe Vetëvendosja është për.

“Qëndrimi i VV-së është i qartë, ne jemi dakord që nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës, për një datë për zgjedhje e shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm. Kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e opozitës. Data e zgjedhjeve është proces që përfshin të gjitha partitë. Nëse opozita ka pajtueshmëri jemi të gatshëm për ta diskutuar”, tha Rrustemi.

“Ka qenë në rrafshin e pritjeve të saj për seancë të enjten, nuk ka pasur kërkesë që të renditet si pikë shpërndarja e Kuvendit, por nëse opozita dakordohet për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, grupi parlamentar është i gatshëm”, tha ai.