Adnan Hyseni rrëfen për tmerrin e shëndetësisë kosovare, vëllai i vdiq nga neglizhenca e mjekëve

Adnan Hyseni, vëllai i luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, ka rrëfyer në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini për rastin e vdekjes së Avniut.

Avni Hyseni kishte shfaqur probleme shëndetësore kur ishte paraqitur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Vëllai i të ndjerit Adnani, pretendon se pikërisht në Spitalin e Pejës filloi problemi, që më pas sipas tij rezultoi fatal për vëllain e tij, Avni Hyseni.

Adnani thotë se vëllain e dërgoi në spitalin e Pejës me dhembje koke dhe disa të enjtura, por personeli e kishte trajtuar si një rast të zakonshëm, duke e liruar për në shtëpi pa ndonjë kontroll të detajuar.

Pikërisht në momentin kur vëllai, tashmë i ndjerë, Avniu, kishte mbërritur në shtëpi ishte shtrirë në oborr pa ndjenja.

Adnani për këtë, siç thotë ai, neglizhencë të mjekëve të spitalit të Pejës, tashmë ka ngritur padi penale.

Familja Hyseni kishte vendosur që djalin e tyre Avniun ta kthenin në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK për trajtim, por zhgënjimi do të thellohej edhe më tej.

https://www.youtube.com/watch?v=1GQPvabKTQM