Administrata e Bidenit do t’i blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID

Administrata e Bidenit do të blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID, në tentim për të realizuar premtimin e dhënë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për t’i dhënë fund pandemisë, raporton agjencia Reuters.

Bideni është duke synuar t’i mbajë nën kontroll variantet e reja të koronavirusit që po përhapen shpejt e që rrezikojnë të rrisin shifrën e të vdekurve në SHBA nga COVID-19.

Administrata e Bidenit sot ka thënë se planifikon të blejë vaksina shtesë, duke furnizuar qeveritë lokale me nga 10 miliona vaksina në tri javët e ardhshme, nga 8.6 milionë me sa po i furnizon aktualisht.

Administrata do të blejë 100 milionë doza të vaksinës së Pfizerit dhe 100 milionë të asaj të Modernas, duke rritur shifrën totale të dozave në 600 milionë, që pritet të dorëzohen deri në verë. Një person duhet të marrë dy doza të vaksinës, që ajo të jetë plotësisht efikase, që sugjeron se blerjet e reja do të mbulojnë vaksinimin e gati shumicës së 331 milionë banorëve në SHBA.

Administrata po ashtu ka premtuar se do të njoftojë shtetet tri javë më herët me informatat se si vaksina do të marrin në të ardhmen.

Administrata po ashtu ka marrë vendim sot për t’iu adresuar çështjes së ndarjes racore në SHBA.