Adhuruesi pëson infarkt dhe vdes pasi merr vesh se Trumpi ishte i prekur me COVID-19

Një indian i cili e adhuronte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka vdekur si pasojë e atakut kardiak pasi kishte marrë vesh se presidenti amerikan ishte i infektuar me COVID-19, ka thënë një zyrtar nga fshati i tij dhe policia.

Bussa Krishna i cili kishte thënë se i ishte përkushtuar Trumpit për më shumë se katër vjet kur e kishte parë ëndërr, ka postuar një video duke qajtur para disa ditësh duke u lutur që idoli i tij të shërohej.

Trumpi ka deklaruar më 2 tetor se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe kishte kaluar tri netë në spital për trajtim, transmeton KOHA. Të dielën, Trump ka thënë se ishte shëruar dhe se do t’i kthehej fushatës zgjedhore.

Kryetari i fshatit Konney, Venkat Goud, tha se Krishna ishte “i dëshpëruar” sepse Trumpi dhe gruaja e tij, Melania, ishin infektuar, raporton Reuters.

“Është pikëlluese si vdiq pa e takuar heroin e tij”, i tha Goud përmes telefonit Reuters.

Ndërsa, nga policia u konfirmua se Krishna kishte vdekur nga ataku kardiak.