Presidenti i FFK-së

Ademi vlerëson ndeshjen me Hungarinë: Sonte Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka komentuar ndeshjen e sotme që dardanët e zhvilluan ndaj Hungarisë e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 2:0.

Përkundër humbjes Kosova tregojë lojë të mirë dhe dëshmojë se përzgjedhësi Franco Foda edhe pse vetëm dy ndeshje ka arritur të deshifroi pikat e dobëta dhe kjo kombëtare në Ligën Nacionale pritet të hyjë shumë e kompletime dhe me ambicie të mëdha.

“Sonte Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.

Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.

Më poshtë gjeni postimin komplet të Agim Ademit:

 Sonte Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.

Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.

Kjo po ndërtohet dhe Kosova po rikthehet!

Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.

Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës.

Besoj në këtë ekip dhe në kualitetin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shumë me fat që kemi futbollistë të talentuar.

Në ndeshjet tjera do të shohim edhe talentë të tjerë të spikatur.

E përpos lojtarëve si Rrahmani, Dellova, I.Krasniqi, Hazrollaj e Emërllahu do të ketë edhe prurje të reja nga Albi Mall Superliga, të cilët janë në radarin e selektorit Foda.