Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon lobimin për t’i sjellë talentet shqiptarë të lindur në diasporë për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Ai ka folur për mundësinë e prurjes së re që bëhet fjalë për mesfushorin Leon Avdullahu derisa ka thënë se ai është lojtar fantastik.







