2 Korriku U19 kualifikohet tutje në Uefa Youth League
Skuadra nga kryqyteti fitoi edhe ndeshjen kthyese ndaj UC Dublin me rezultat të përgjithshëm 5:2, shkruan Gazeta OLLE.
Tani ata kualifikohen në mesin e 10 skuadrave më të mira të Domestic Champions Path në UEFA Youth League.
Këtë sukses historik e ka komentuar dhe presidenti Agim Ademi:
Urimet më të përzemërta për FC 2 Korriku
Tjetër festë, tjetër natë magjike për futbollin e Kosovës në UEFA Youth League.
Pas fitores 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipi U19 i FC 2 Korrikut realizoi fitore edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kundër skuadrës irlandeze, UCD nga Dublini, me rezultat 3:1, duke vulosur suksesin historik për klubin dhe futbollin tonë me kualifikimin në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Domestic Champions Path në UEFA Youth League.
Ky sukses është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm në vendin tonë dhe konfirmim i punës së shkëlqyeshme me gjeneratat e reja në klubin kryeqytetas.
Përgëzoj futbollistët e rinj të FC 2 Korrikut për paraqitjen e jashtëzakonshme dhe prezantimin e denjë të futbollit tonë në këtë nivel të garave evropiane.
Me këtë sukses ata na bënë krenarë të gjithëve. Urime edhe për stafin e trajnerëve dhe drejtuesit e klubit.
Urime e ju priftë e mbara tutje!
Vazhdoni të na bëni krenarë.







