Ademi në vend të Muriqit te Fenerbahçe

Kemal Ademi i është bashkuar Fenerbahçes. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i madh turk në Twitter.

“Klubi ynë ka arritur në parim marrëveshje me sulmuesin 24-vjeçar Kemal Ademi dhe klubin e tij Basel. Lojtari është në Stamboll për të kompletuar testet mjekësore”, ka shkruar Fenerbahçe.

Ademi te Baseli gjendet që nga vera e vitit 2019, kur u transaferua nga Xamaxi. Ai ishte kërkuar nga Kosova, por ka vendosur të luajë për Zvicrën. Ademi te Fenerbahçe do ta zëvendësojë Vedat Muriqin. Ky i fundit u largua nga Fenerbahçe dhe iu bashkua Lazios.