Foto

Ademi në Podujevë: Ishte mbrëmje emocionuese, kënaqësi të shihja gjithë ata dashamirë të futbollit

Presidenti I Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qenë mysafirë në turneun e verës të mbajtur në sheshin “Ali Ajeti”.

Turneu pati një pjesëmarrje masive të tifozëve duke e ërë mbrëmjen spktakolare, derisa numri një I futbollit tinë ka thënë se kjo ngjarje e veçantë u zhvillua edhe falë mbështetjes së FFK-së, në kuadër të programit për zhvillimin e futbollit spontan apo futbollit të rrugës.

“Në një mbrëmje emocionuese isha pjesë e ndeshjeve finale të turneut të verës kushtuar diasporës, i organizuar në sheshin “Ali Ajeti” në qytetin e Podujevës.

Kjo ngjarje e veçantë u zhvillua edhe falë mbështetjes së FFK-së, në kuadër të programit për zhvillimin e futbollit spontan apo futbollit të rrugës.

Bashkë me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ndoqëm me kujdes dhe kureshtje këtë spektakël futbolli, e ku shumë të rinj shfaqën talentin dhe pasionin e tyre ndaj lojës më të popullarizuar në botë.

FFK do të vazhdojë t’i përkrahë aktivitetet e tilla dhe promovimin e futbollit dhe mundësive që ai i ofron për zhvillimin e të rinjve”, ka shkruar Agim Ademi.