Adelina me dedikim prekës një muaj pas vdekjes së babait Rasim Thaçi-Cimës

Janë bërë një muaj që nga vdekja e aktorit Rasim Thaçi-Cima.

E bija e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, ka bërë një dedikim prekës në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi krah prindërve me mbesat e nipat e të ndjerit.

“Do të mbahesh në mend gjatë në zemrat tona si baba shembull, e në zemrat e gjithë shqiptarëve si njeri human, si aktor, humorist unik, si shok i pashoq, si vëlla i përkushtueshëm”, ka shkruar ajo.

 “Në muaj pa ty. Të lumt ne që të kemi pasur, krenare pafund”, shton ajo.

Cima humbi jetën nga Covid-19.