Adelina ka diçka për të thënë për Rinën

Adelina ka dy fjalë për Rinën, pas rikthimit të saj në Instagram.

Rina Balaj sot është rikthyer me llogari të re në Instagram, pas ‘zhurmës’ që u bë me atë të vjetrin.

Gjatë ditës së djeshme familja e Rinës kishin hapur peticion për t’ia rikthyer repers Instagramin që ia mori kompania “On Recrods”, pas daljes së saj nga kjo kompani.

Ky veprim erdhi pak ditë pas deklaratës së Met Elshanit se Instagrami i takon kompanisë me kontratë.

Lidhur me këtë peticion, për lajmi.net, Elshani ka thënë se derisa nuk ka deklaratë nga Rina, të tjerët nuk janë me rëndësi.

E pas rikthimit të Rinës në Instagram, Adelina Ismajli ka publikuar faqen e repers duke njoftuar të gjithë për profilin e saj.

“Profili i vetëm i Rina Balaj @isyourgirlrina. Të dua shumë”, ka shkruar ajo.