Adelina Ismaili dhe motrat e saj do të flasin përmes video-linkut në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të dëgjohen përmes video-linkut, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Fillimisht, lidhur me dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, prokurori Haki Gecaj deklaroi se mbetet pranë propozimit të dhënë edhe më parë se në qoftë se mbrojta do të pajtohet që të merren dhe të lexohen deklarata e tyre të dhëna në të gjitha fazat e procedurës edhe vetë ai do të pajtohej.

Tutje, lidhur me këto dëshmitare prokurori propozoi që të njëjtat nëse shprehin gatishmëri për të dëshmuar, të merren në pyetje përmes video-linkut.

Ndërsa, mbrojtësi i Sekiraqës, avokati Driton Musliu deklaroi se i njëjti është i njoftuar se avokatja paraprake Kosovare Kelmendi ka dhënë pëlqimin që të lexohen deklaratat e dëshmitareve Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili të dhëna në gjykatë, por jo edhe deklarata e dhëna në polici dhe prokurori.

“Jam njoftuar se avokatja paraprake Kosovare Kelmendi ka dhënë pëlqimin që të lexohen deklaratat e dëshmitareve Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili të dhëna në gjykatë dhe jo deklaratat e dhëna në polici dhe prokurori”, tha avokati Musliu.

I njëjti nuk e kundërshtoi propozimin që këto dëshmitare të dëgjohen përmes video-linkut.

Më pas, propozimin për dëgjimin e dëshmitareve Ismaili përmes video-linkut e ka aprovuar gjykatësi Kuçi.

“Aprovohet propozimi i prokurorit special që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili me qëllim të ekonomizimit të procedurës dhe moszvarritjes së saj, dëshminë e tyre ta japin përmes video-linkut”, tha gjykatësi Kuçi.

Sa i përket dëshmitarit D2, prokurori Gecaj tha se për të njëjtin në ndërkohë është munduar që në rrugë zyrtare ta gjejë kontaktin e tij, por deri tani pa sukses dhe shtoi se posa ta sigurojnë kontaktin e tij, do ta njoftojë gjykatën për caktimin e një seance për dëgjimin e të njëjtit.

Sipas avokatit Musliu, edhe avokatja Kelmendi ka kërkuar që i njëjti të sigurohet dhe të dëgjohet.

Pasi që nuk pati kushte për vazhdimin e mëtejmë të këtij shqyrtimi gjyqësor, seanca e radhës u caktua më 3 tetor 2022.

Fillon rishtazi gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, ky i fundit përsëri u deklarua i pafajshëm

(Përditësuar, ora 13:45)- Për shkak të përbërjes së re të trupit gjykues, të enjten ka filluar rishtazi gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, bëri të ditur se është ndërruar një anëtare e trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në përbërje të trupit gjykes, më parë ka qenë anëtare gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ndërsa tani sipas gjykatësit anëtar do të jetë gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, Sekiraqa sërish u deklarua i pafajshëm për veprat penale që i vihen në barrë.

Meqenëse gjykimi për këtë rast filloi rishtazi, prokurori special Haki Gecaj, i akuzuari Sekiraqa dhe mbrojtësi i tij, avokati Driton Musliu, mbetën pranë fjalës hyrëse të dhënë më parë.

Ndërsa, lidhur me administrimin e provave personale, prokurori Gecaj propozoi që mos të bëhet administrimi i sërishëm i provave, por të njëjtat të konsiderohen të lexuara.

Watch These Kick-Ass Grandmas Fight Off Attacker

В польском магазине мужчина избил 20-летнюю украинку (видео)
Propozimin e prokurorit Gecaj nuk e kundërshtoi avokati Musliu, të cilin më pas e aprovoi kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kuçi i cili bëri edhe leximin e tyre.