Adelina Grainca publikon foto me Albin Kurtin: Krejt dhe Drejt

Deputetja që kaloi nga radhët e PDK-së në Vetëvendosje, në ditën kur Vjosa Osmani u votua për presidente, Adelina Grainca ka publikuar një foto me kreun e ekzekutivit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Grainca ka publikuar një fotografi me Kurtin, ku në mbishkrim ka shkruar sloganin e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe drejt”, shkroi ajo.