ACC jep detaje për shkaktarët e turbulencës të linjës ajrore Basel-Prishtinë

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës në bashkëpunim me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike kanë dhënë detaje për turbulencën e shkaktuar në linjën ajrore Basel-Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se, gjatë fluturimit normal me shpejtësinë e zakonshme mbi territorin e e Malit të Zi, aeroplani ka hasur papritmas në turbulenca të mëdha që kanë zgjatur 5 minuta, me ç’rast janë lënduar tre udhëtar.

“Gjatë fluturimit normal në shpejtësinë e zakonshme të fluturimit mbi territorin e Malit të Zi, aeroplani ka hasur papritmas në turbulenca të mëdha, të cilat kanë zgjatur rreth 5 minuta, me c’rast janë lënduar tre (3) udhëtarë, njëri i ndodhur jashtë ulëses, një nga uji i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit të dorës mbi ulëse. Pesë (5) persona të tjerë kanë pasur trauma. Të gjithë pasagjeret janë liruar nga spitali”, thuhet ne komunikatë,përcjell Ballkani.info

Më tutje në komunikatë thuhet se: gjendja teknike e aeroplanit ishte në rregull dhe se Aeroplani ishte i ka të kryera të gjitha ekzaminimet, mirëmbajtjen, inspektimet mekanike sipas intevalit kohor.

Prandaj, AACK dhe KHAIA konsiderojnë se siguria e fluturimit nuk është rrezikuar në asnjë moment. Turbulenca që ka ndodhur me dt. 16 qershor 2019, ishte e paparashikueshme, përkundër përcjelljes së situatës meteorologjike para dhe gjatë fluturimit./Ballkani.info/