AC Milan, tre yje në shitje

AC Milan ende nuk e kanë përfunduar tregun e transferëve. Ata ende janë duke kërkuar sulmues të dytë, por për ta bërë këtë milanistët duhet të shesin disa lojtarë që të blejnë të tjerë

Angel Correa mbetet synimi i parë i skuadrës së San Siros, pasi që si Boban ashtu edhe Maldini beson që do të ishte një partner për Piatekun në sulm. Megjithatë, negociatat me Atletico Madridin kanë stagnuar.

Në anën tjetër, menaxhmenti është duke punuar për të arritur disa marrëveshje. Disa lojtarë mund të largohet dhe ata janë: Donnarumma, Kessie dhe Suso të cilët kanë vlera të mira në treg. Pas largimit të tyre ata do të kërkojnë lojtarë të tjerë.

Megjithatë, koha po ecën shpejt, ofertat do të vinë së shpejt dhe edhe negociatat për lojtarë të ri do të vazhdojnë.