Slloveni

Absurditeti nga Sllovenia: Arbitrat dhe delegati harruan rregullat, lojtarët duhej të dilnin dy herë në fushë

Një skenë e pazakontë vjen nga Sllovenia, ku ndeshja e kampionatit e javës së 16-të përfundoi në mënyrë tejet të pazakontë.

Në takimin e Rogashkës dhe Ljubljanës, pas përfundimit të pjesës së rregullt të ndeshjes ishte 1:1, skuadrat shkuan menjëherë në gjuajtje të penalltive, ndërsa harruan se duhej luajtur koha shtesë.

Gjegjësisht, pas një serie penalltish, Rogashka fitoi 3:1, dhe lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, ku festuan suksesin, transmeton Ballkani.info.

Lojtarët ndërruan rrobat, disa bënin edhe dush dhe pas 20 minutash në dhomat e zhveshjes u shfaq kryearbitri dhe i njoftoi lojtarët se loja ishte e parregullt sepse kishin harruar kohën shtesë.

Futbollistët në dhomat e zhveshjes menduan se arbitri po bënte shaka, pasi e kishin të vështirë të besonin.

Megjithatë, në fund doli se ka pasur një gabim nga gjyqtarët dhe delegatët, të cilët nuk ishin njohur me rregullat. Rregullat janë të tilla që nuk ka orë shtesë deri në raundin e gjashtëmbëdhjetë të garës, por ky është raundi i parë ku orari shtesë ishte i detyrueshëm.

Megjithatë, Rogashka fitoi 3:1 edhe pas kohës shtesë dhe kaloi në 1/8 për herë të dytë. /Ballkani.info