Abrashi: Secila lagje do të ketë terrene sportive, LDK do të ndajë më shumë buxhet pë rininë

Sekretari i LDK-së dhe kandidati për deputet, Arban Abrashi ka thënë se secila lagje në qytet dhe fshat duhet të ketë terene sportive, dhe kjo ndikon ne luftimin e dukurive negative.

Abrashi ka thënë se investimi në sport, është investim në shëndetin e rinisë.

“Secila lagje në qytete dhe fshatra do të ketë terrene sportive. Investimi në sport, është investim në shëndetin e rinisë, ndikon në luftimin e dukurive negative tek të rinjtë dhe rrit kapacitetin nacional në këtë lëmi. #mëshumëbuxhetpërrininë”, ka thënë Abrashi.

loading…