Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, njëherit edhe kandidat për deputet nga kjo parti, ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit do të del dukshëm më mirë se sa po del aktualisht në sondazhe.
Sonte në një sondazh të PIPOS, LDK-ja doli me një rritje nga sondazhi i kaluar, duke kapur shifrat mbi 17 për qind, shkruan Ballkani.info.
“I kalojmë shifrat e zgjedhjeve të vitit 2019”, ka thënë Abrashi. LDK-ja në zgjedhjet e kaluara ka dalë 24.5 për qind.
Sipas Abrashit, LDK-ja do të shkojë në mbi 200 mijë vota.
Ai ka thënë se ndërrimi i përshtypjes ndaj LDK-së në elektoratin e tyre ka ndodhur pas bashkëbisedimeve në terren.
“Dalja në terren dhe bashkëbisedimi me strukturat tona ka ndikuar shumë. Nuk kemi pasur takime për shkak të pandemisë dhe kishte keqkuptime dhe mungesë të informacioneve edhe për qeverisjen, edhe proceset që i kalon Kosova”, ka thënë Abrashi në Dukagjin. /Ballkani.info/







