Deputeti i LDK-së dhe ish kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i ka kujtuar premtimet e pambajtura kryetarit të Prishtinë, Shpend Ahmeti.

“Për ata shërbyes civil që ende i besojnë “Kryetarit” e vazhdojnë të manipulohen nga ai, i’u përkujtoj projektin e tij për banesa nga 100-150 euro për shërbyes publik”, ka thënë Abrashi.

“Pasi tash e kreu me Bruksel dhe filloi të shpif për punë të Kuvendit, mirë kish me qenë me sqaru me përfaqësuesen e PSD, se sa herë ka qenë prezente në punëtori dhe sa i ka interesu ligji i pagave. Ma mirë i bjen me u koncentru në punë të Prishtinës, e mos me lujt rolin e sekserit. Përndryshe kam kërkuar nga Komisioni të sqaroj situatën edhe shpifjet”, ka shkruar në fund Abrashi.