Abrashi : Kurti kërcenoi Gjykatën Kushtetuese, gjithëmonë duke zgjedhur masat më ekstreme, njejtë me rastin e Pacollit

Në konferencën e organizuar nga LDK-ja një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri me 29 maj, dekretin për formimin e qeverisë nga LDK-ja, Arban Abrashi ka akuzuar Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë se ka kërcënuar këtë gjykatë.

Abrashi ka thënë tutje se “kjo qeveria ka treguar se nuk zgjedh asnjë metodë, me kërcënime dhe shantazhe, shihet edhe me rastin e zotëri Pacollit, Ai është përballur me lojërat të ndyta nga krerët e VV-së”.